Mbyten gjashtë fëmijë në brigjet turke (Foto)

Lajme

Mbyten gjashtë fëmijë në brigjet turke (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:21

Vazhdojnë skenat dramatike në brigjet mes Turqisë dhe Greqisë, ku refugjatë të shumtë mbyten nga mbingarkimi i gomoneve. Sot, e Premte, njoftohen se janë mbytur katër fëmijë, të cilët udhëtonin nga Turqia për në ishullin grek, Lesbos, me gomonen që kishte 55 refugjatë. 51 personat tjerë arritën të shpëtonin falë ndërhyrjes së shpejtë.

Dy të tjerë humbën jetën në brigjet e Bodrumit, duke e shtuar numrin në gjashtë. Ata udhëtonin me 17 persona tjerë për në ishullin Kos, të Greqisë.

Përkundër kohës së keqe dhe mos lejimit nga autoritetet maqedonase të atyre që nuk kanë dokumenta te rregullta dhe që nuk vijnë nga zonat e luftës, fluksi i refugjatëve vazhdon të jetë i madh./Bota sot



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat