Policia e Kosovës: Ja si u arrestua Albini

Lajme

Policia e Kosovës: Ja si u arrestua Albini

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 07:02

Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit të tij Baki Kelanit, i konfirmoj KosovaPress-it për skenarin e përcjelljes së urdhrit të Prokurorisë për paraqitje në Polici, për Albin Kurtin. Sipas Kelanit, Albin Kurti ka qenë i njoftuar me ftesën e Policisë së Kosovës për tu paraqitur në një intervistë me kërkesë të prokurorit.

Kelani tha se Kurtit i është dërguar “thirrja” në shtëpinë e tij, por familjarët kishin refuzuar ta pranojnë atë.

“Më pas Policia e ka telefonuar Kurtin në numrin e tij personal për disa herë, por Kurti nuk i është përgjigjur telefonatave të Policisë. Vetëm pas telefonatave Kurti ka udhëtuar për në Maqedoni, përmes pikë kalimit kufitarë të Hanit të Elezit, nga ku i është drejtuar aeroportit të Shkupit për të fluturuar në Belgjikë”, tha Kelani për KosovaPress.
Dhe sot pas kthimit të Kurtit nga Belgjika në shkup, dhe me të hyrë në Kosovë, Kurti është përcjellur nga Policia e Kosovës dhe është ndalur gati në hyrje të Prishtinës kur edhe i është shqiptuar thirrja e prokurorisë për intervistim.

“Policia e ka pritur kthimin e Kurtit në Kosovë dhe e ka arrestuar atë mbrëmjen e kaluar. Me tu ndalur, Kurtit i është kumtuar gojarisht se ftohet të intervistohet nga prokurori i lëndës, dhe për këtë Kurti nuk e ka kundërshtuar e as rezistuar Policisë së Kosovës”, tha Kelani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat