Kërcet kallashi midis Zurichut: Tifozët serbë gjuajnë me armë shqiptarët (Video)

Lajme

Kërcet kallashi midis Zurichut: Tifozët serbë gjuajnë me armë shqiptarët (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:26

Ndeshja Shqipëri-Serbi përfundoi me humbje të shqiptarëve por me një përshtypje të mirë që la sjellja e tyre pa eksese, e cila në fund u mor si ngushëllim për humbjen.
Por, kështu nuk ishte edhe në Zurich! 2000 kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u ballafaquan me grupin tjetër kundërshtar, të tifozëve serbë. Ky ballafaqim përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një person u lëndua. Madje u dëgjuan edhe të shtëna armësh, raporton Blick.

Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Zurichut.

Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për medie të lëshuar të premten.

Vetëm rreth orës 12:30 pas mesnate policia ka mundur të vendosë përfundimisht qetësinë. Por nga e gjithë kjo një polic që kishte marrë lëndime nga gjuajtja me gurë u desh të trajtohej në mënyrë ambulatore në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat