“Binjaket e ISIS” u përpoqën të rekrutonin vëllezërit më të vegjël

Lajme

“Binjaket e ISIS” u përpoqën të rekrutonin vëllezërit më të vegjël

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 23:58

“Binjaket e terrorit”, adoleshentet që u larguan nga Britania për t’iu bashkuar ISIS janë përpjekur të rekrutojnë të afërmit e tyre më të vegjël pasi shkuan në Siri.

Binjaket Zahra dhe Salma Halane, nga Manchester, i dërguan mesazhe kërcënuese familjes, duke shprehur urrejtje për të “pafetë” dhe duke i nxitur ata që t’i bashkohen ISIS.

Në një mesazh të dërguar nga Zahra, ajo i nxiste dy vëllezëriut e saj më të vegjël që të bëheshin “muxhahedinë të së ardhmes” dhe i shkruante: “Mund t’iu duket e tmerrshme, por do të jemi që të të gjithë të lumtur në xhenet (në parajasë”).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat