Arianit Koci: Deklarata e Daçiqit, komplikon edhe më shumë gjendjen politike në Kosovë

Lajme

Arianit Koci: Deklarata e Daçiqit, komplikon edhe më shumë gjendjen politike në Kosovë

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 22:04

Deklarata e sotme e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i cili tha se pranimi i Kosovës në UNESCO do të ishte njëjtë sikur të pranohej ISIS-i, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë.
Pas Qeverisë së Kosovës, e cila këto deklarata i quajti kriminale, ka reaguar edhe avokati i njohur, Arianit Koci.
Koci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se një qasje e tillë e Daçiqit dhe politikës serbe komplikon edhe me tej gjendjen politike në Kosovë.

Ky është reagimi i plotë i Kocit:

Deklarata e Ivica Dačićit, ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, se Kosova është e njëjtë me ISIS-in, dhe se nuk e meriton anëtarësimin në UNESCO, po e komplikon edhe më shumë gjendjen politike ne Kosovë.
Opozita tash ka të drejtë të ngris çështjen se a e vlen, dhe çfarë garancione kemi prej marrëveshjeve me këtë strukturë politike të Serbisë.
Përndryshe, kjo deklaratë është në kundërshtim të plotë, me frymën e pajtimit dhe fqinjësisë së mirë, që aq shume po proklamohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat