Matematika e re e frikshme e ngrohjes globale

Lajme

Matematika e re e frikshme e ngrohjes globale

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 19:26

Objektivat e reduktimit të emitimit të gazeve të dëmshme që krijojnë efektin serë të publikuara deri më tani në nivel botëror do të çonin drejt një ngrohjeje klimatike “më të lartë se 2 gradë Celsius), limit i përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, referuar një studimi të publikuar sot në Bon.
Mbarë bota mbetet gjithmonë në trajektoren e një rritje prej 2,9 deri në 3,1 gradë Celsius deri në vitin 2100, njofton “Climate Action Tracker” (CAT), një organizatë ku bëjnë pjesë katër qendra studimi referuar këtij studimi të publikuar në fillim të bisedimeve të reja që priten të mbahen në konferencën e Parisit për çështjet klimatike.
Angazhimet e reduktimit të përcaktuara nga qeveritë e OKB-së do të çonin në emetime në rang global më të larta se nivelet e nevojshme për të mbajtur në kufirin prej 2 gradësh ngrohjen globale në raport me epokën paraindustriale , citon ai.
Konferenca e Parisit për çështjet klimatike që do të mbahet në dhjetor ka në fokus arritjen e një marrëveshjeje universale për reduktimin e rritjes së temperaturës në botë me 2 gradë Celsius. Sipas shkencëtarëve një rritje më e lartë se ky kufi do të kishte pasoja të pakthyeshme.
Më 1 shtator, 56 shtete përgjegjëse me rreth 65 për qind të emetimeve globale të gazit me efektin serë, fillesa e ngrohjes klimatike kanë paraqitur objektivat e tyre për reduktimin e emetimeve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Për të kufizuar rritjen e temperaturës me 2 gradë Celsius, qeveritë duhet të forcojnë në mënyrë të ndjeshme objektivat e tyre. Ata pritet të reduktojnë së bashku emetimet globale nga 12 në 15 gigaton equivalent CO2 shtesë deri në 2025, dhe nga 17 në 21 GTCO2 deri në vitin 2030.
Emetimet e gazit me efekt serë janë aktualisht rreth 50 gigaton ekuivalent CO2 në vit.
Nëse ambiciet deri në vitin 2030 do të mbaheshin në nivelin aktual, do të përftonin rritjen nën 2 gradë Celsius që mund të bëhet jofunksionale dhe ta kufizonim me 1,5 gradë do të ishte jashtë pritshmërive, vlerëson Bill Hare, anëtar i një prej qendrave kërkimore të “Climate Action Tracker”, nëpërmjet një komunikate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat