A e dini cili ka qenë dikur Facebooku i shqiptarëve?

Lajme

A e dini cili ka qenë dikur Facebooku i shqiptarëve?

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 12:35

Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti, përmes një shkrim të tij, kthehet në kohën e Leksikonit të gjeneratave të rinisë së viteve ’70 dhe ’80 në Kosovë.
Fjala është për një fletore ku në vihej emri, mbiemri dhe një hapësirë për fotografi të miqve. Më poshtë shënohej: ditëlindja, lënda (shkollore), romani, filmi, aktori, këngëtari, heroi dhe sporti që u pëlqente.

Leksikoni kishte zakonisht nga 20 deri në 40 anëtarë, pasi që kaq ishin shokët që mund t’i dëshironin të rinjtë dikur, e që në fakt paraqitnin një shoqëri reale, e jo virtuale si sot.

Por, aty kishte edhe detaje shtesë, që shpalosnin karakteristika tjera individuale, si p.sh.: Cila/cili është simpatia juaj apo cili/cila është e dashura juaj.

Ky në fakt ishte koncepti i zbatuar më vonë nga Facebook.

Por, se si përgjigjeshin meshkujt e femrat në një kohë ndryshe nga sot, e pse sot budallakia nuk ka kufij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat