Serbët e Kosovës të bindur se mund ta bllokojnë anëtarësimin në UNESCO

Lajme

Serbët e Kosovës të bindur se mund ta bllokojnë anëtarësimin në UNESCO

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:07

Lëvizja evropiane e serbëve në Graçanicë, kryetare e së cilës është Rada Trajkoviq, kanë bërë të ditur se Kosova, në përputhje me kushtetutën e saj, pa ndihmën e serbëve, nuk mund të bëhet anëtare e UNESKO-s.

Në një njoftim të kësaj lëvizje thuhet se nenet 17 dhe 18 të Kushtetutës së Kosovës, që lidhen me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, mund të votohen nga dy të tretat (2/3) e deputetëve në Kuvend. Por, sipas tyre, neni 81 i Kushtetutës, tregon se ndryshimi i ligjeve që ka të bëjë me trashëgimin kulturore, arsimit dhe gjuhëve, kërkon shumicën e dyfishtë të votave, që përfshinë edhe shumicën e deputetëve të komuniteteve pakicë.

“Në përputhje me këtë dispozitë, bëhet e qartë se në çështjet e trashëgimisë kulturore, arsimit dhe gjuhëve, qeverisja në Kosovë dhe deputetët shqiptarë nuk mund t’i votojnë ligjet pa votat e deputetët e serbëve të Kosovës”, thuhet në njoftim të kësaj lëvizje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat