Kosova ka vetëm rezerva të linjitit

Lajme

Kosova ka vetëm rezerva të linjitit

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:48

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka publikuar “Balancën Vjetore të Energjisë” për vitin 2014.

Sipas rezultateve, del se sasia e përgjithshme e energjisë në dispozicion për shfrytëzim në vitin 2014 ishte 2188.92 ktoe, derisa sasia në dispozicion e thëngjillit ka pasur rënie në krahasim me 2013-n për 13.67 %, sasia në dispozicion e produkteve të naftës ka pësuar rritje në krahasim me vitin 2013 për 0.9 %. Po ashtu, linjiti është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99.51 % në totalin e thëngjillit si burim primar në dispozicion, i pasuar nga thëngjilli bituminoz me 0.49 %”, është thënë në njoftimin e ASK-së.

ASK-ja ka bërë me dije se Kosova ka vetëm rezerva të linjitit, e jo edhe lloje të tjera të thëngjillit. “Nevojat për lloje të tjera të thëngjillit janë plotësuar nga importi. Importi i produkteve të naftës për vitin 2014 ka qenë 584.52 ktoe që, krahasuar me vitin 2013, ka pasur rritje rreth 1 %. Nafta merr pjesë me 57 % në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar nga koksi i naftës me 14 %, benzina me 12 %, GLN 6 %, mazuti 5 %, bitumeni 5 % etj. Sa i përket konsumit final të energjisë për vitin 2014, ajo ka qenë 1261.9 ktoe, e që në krahasim me vitin 2013, ka pasur rritje prej 1.86 %”, është saktësuar në njoftimin e ASK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat