Filluan punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Morava në Viti

Lajme

Filluan punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Morava në Viti

Më: 6 maj 2015 Në ora: 21:53

Kanë filluar sot punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Morava në Viti, përkatësisht afër xhamisë së qytetit. Ky projekt është konsideruar si shumë i rëndësishëm dhe që i ka munguar qytetarëve të Vitisë.

Me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se ndoshta ky projekt nga investimi financiar nuk është I madh, por nga rëndësia është tepër I madh dhe i dëshiruar.

“Që me fillimin e mandatit tim në krye të komunës, unë kam dëshiruar këtë projekt që ta finalizoj. Unë falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetje në bashkëfinancim të këtij projekti. Ne edhe vitin e kaluar por edhe sivjet i jemi përkushtuar kësaj pjese të lumit Morava dhe me projektin që po e nisim sot, do të kthej edhe zbukurimin ku pritet të rregullohen bankinat, ndriçimi dhe urën e cila ka qenë mungesë për kalim të qytetarëve nga të dy anët e qytetit”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai ka shtuar më tej se me këtë investim, Vitia do të pasurohet edhe me një shëtitore që I ka munguar qytetit. Ndër të tjerash ka falënderuar edhe mërgatën dhe përfaqësuesit e saj që po janë shumë aktivë të cilët do të ndihmojnë edhe për shëtitoren nga Vitia e deri në Binqë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat