Largohet nga puna arsimtari që përdori dhunën në shkollën e Vraniqit

Lajme

Largohet nga puna arsimtari që përdori dhunën në shkollën e Vraniqit

Më: 5 maj 2015 Në ora: 00:02

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë i ka anuluar marrëdhënien e punës arsimtarit Eqrem Buzhala nga fshati Vraniq i komunës së Suharekës.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Besa Bytyqi konfirmoi se vendimi është marrë pas publikimit të lajmit.

“Pas raportimit tuaj, ministri ka kërkuar nga Departamenti i Inspeksionit ta shqyrtojë rastin dhe departamenti, në bazë të të gjeturave dhe ligjit, e ka marrë vendimin që ia lejon Inspektoratit”, tha Bytyqi.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e MASHT-it në të cilin thuhet se obligohet Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë që t’ia ndërpresë marrëdhënien e punës arsimtarit Eqrem Buzhala.

“Konstatohet se mësimdhënësi Eqrem Buzhala në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq, komuna e Suharekës, më datë 24 mars 2015 ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënëses Endrita Muçaj, nxënëse e klasës së shtatë, gjatë orës së historisë pasi që nxënësja nuk ishte e kënaqur me vlerësimin-notimin e mësimdhënësit”, thuhet në vendim.

Muajin e kaluar, 13-vjeçarja e rrahur, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në t Vraniq tregoi se si më 24 mars arsimtari ushtroi dhunë fizike ndaj saj në prani të nxënësve tjerë në klasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat