Klosi i përgjigjet Mustafës: Për UÇK-në s’mund të flasin ata që u fshehën skutave

Lajme

Klosi i përgjigjet Mustafës: Për UÇK-në s’mund të flasin ata që u fshehën skutave

Më: 26 prill 2015 Në ora: 14:53

Ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi kishte folur për kohën sa ishte në krye të Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Kishte thënë se Ibrahim Rugova udhëhiqte politikë pa krye.

Pas kësaj, në një reagim të tij në rrjetin social Facebook, lideri i LDK-se njëherit edhe kryemninistër i Kosovës, Isa Mustafa i kundërvihet ashpër Klosit, madje e akuzon atë se Shërbimi Informativ i drejtuar prej tij.

Mirëpo po kaq i ashpër është dhe reagimi i Klosit kundër Mustafës në gazeten ‘DITA’.

Sipas Klosit, të vërtetën e luftës për çlirimin e Kosovës “e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta”…

Zoti Klosi, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ju ka sulmuar dje shumë ashpër lidhur me një intervistë tuajën në mediat e Kosovës. Ai ju sulmon direkt ju kur thotë: “SHIK­u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare”. Si u ndjetë kur lexuat etiketimet e zotit Mustafa?

Më vjen shumë keq që një politikan, që sot pretendon të qeverisë Kosovën, acarohet kaq shumë nga opinion i një qytetari, opinion që nuk vjen nga informacione sekrete, është thjesht një opinion i formuar gjatë përcjelljes së gjithë aktivitetit politik, publik të Z. Rugova.

Ju keni folur për UÇK-në si protagoniste e luftës për çlirimin e Kosovës. Çfarë mendoni se i ka “djegur” zotit Mustafa nga intervista juaj?

Sigurisht, duke u hequr se po mbron figurën e Rugovës, ai përpiqet të justifikojë sjelljen dhe qëndrimin e tij lidhur me luftën e UÇK-së.

Sipas jush, a e ka përshpejtuar apo ngadalësuar çlirimin e Kosovës Ibrahim Rugova?

Nëse SHIK-u u përpoq ta përçante apo ta kompaktësonte UÇK-në, këtë e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta të rehatshme, sa më larg saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat