Shqiptarja kërkon falje në gjyq, qentë e saj shqyen për vdekje një person (Video)

Lajme

Shqiptarja kërkon falje në gjyq, qentë e saj shqyen për vdekje një person (Video)

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:27

Ky është momenti kur shqiptarja Valbona Lucaj i kërkon falje familjes së një personi, i cili u shqye për vdekje nga dy qentë e saj.

Lucaj doli përpara një gjykate në SHBA, së bashku me të shoqin, Sebastiano Quagliata.

Shqiptarja, së bashku me të shoqin italian, jetojnë prej 18 vitesh në SHBA.

“Më vjen shumë keq,” i tha ajo familjes së Craig Sytsma.

Dy qentë e tyre, të racës “cane corso”, e shqyen Craig, ndërsa ai po vraponte.

Qentë dolën nga kafazi dhe e kafshuan Craig.

Viktima: Craig Sytsma

Fqinjët u munduan që të largonin qentë, madje qëlluan një nga qentë.

Çifti, që ka tre fëmijë, përballet me akuzën e vrasjës së shkallës së dytë.

Ata akuzohen për mbajtjen e qenve të rrezikshëm.

Ky është rasti i parë i këtij lloji në Michigan.

Pas dënimit, ata rrezikojnë edhe deportimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat