Thaçi: Qytetarët e dëshmuan se besojnë në institucionet e Kosovës

Lajme

Thaçi: Qytetarët e dëshmuan se besojnë në institucionet e Kosovës

Më: 18 prill 2015 Në ora: 16:44

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaqi i gëzohet faktit se protesta e sotme ishte paqësore dhe tregoj besueshmëri të qytetarëve në institucionet e Kosovës. Ai thotë se ndonëse Kosova përballet me sfida, ajo po ashtu ka arritur suksese të mëdha.

“Më vjen mirë që protesta e sotme simbolike në pjesëmarrje ishte paqësore. Kjo dëshmon pjekurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe besimin e tyre në institucionet e shtetit të tyre. Eshtë e vërtetë që Kosova ende përballet me sfida, por është po ashtu e vërtetë që bashkërisht kemi arritur suksese të shumta. Prandaj, të vazhdojmë t'i bashkojmë energjitë tona pozitive dhe gjithë potencialin tonë ta vëmë në shërbim të interesit tonë nacional dhe shtetëror. HTH”, shkruan Thaqi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat