​ASK hap dyert për ditëlindjen e 12-t të saj

Lajme

​ASK hap dyert për ditëlindjen e 12-t të saj

Më: 18 prill 2015 Në ora: 14:24

American School of Kosova shënon 12 vjetorin e themelimit të saj me Dyer të Hapura! Në këtë ditë nxënësit së bashku me profesorët e shkollës do të shpalosin punët dhe arritjet e tyre gjatë tërë vitit shkollor.

Sikurse edhe vitin e kaluar, në një njoftim për media, ASK thotë se ngjarja do të jetë në formë të një Ekspozite me punime të nxënësve nga lëndë të ndryshme.

“Në këtë ekspozitë ju mund të shihni piktura të ndryshme nga nxënësit, fotografi nga udhëtimet e tyre me shkollën, video dhe filma të realizuara nga vet nxënësit, eksperimente nga lënda e kimisë, murale, poezi, e shumë punime të ndryshme që nxënësit dhe profesorët do t’i prezantojnë përpara prindërve dhe publikut”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Gjithashtu gjatë këtij eventi në cepet e kësaj shkolle do të mund të dëgjoni edhe muzikë nga talentet e kësaj shkolle.

Krejt kjo do të ndodh me 20 Prill të këtij viti duke filluar nga ora 11:00 dhe do të zgjasë plotë 2 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat