Pse “Germanwings” nuk mund të kontrollohej nga toka?!

Lajme

Pse “Germanwings” nuk mund të kontrollohej nga toka?!

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:37

Teknologjia që mund të kishte shmangur tragjedinë e “Germanwings” nga distanca duke kapur kontrollin e avionit, ka ekzistuar për vite, por për shkak të rezistencës së industrisë së aviacionit, ajo nuk është futur në përdorim.

Monitorimi në kohë reale i avionëve nga toka, nuk është realizuar për shkak të frikës dhe mundësive të një sulmi kibernetik, nga terroristët. Sindikatat që përfaqësojnë pilotët janë gjithashtu kundër kësaj teknologjie, transmeton shekulli.

Sulmet e shtatorit të vitit 2001 në SHBA, në të cilën terroristët përdoren avionët si armë, ndezën alarmin për sisteme të reja për të parandaluar një përsëritje të mizorisë.

Prodhuesit në Evropë dhe Amerikë kanë punuar mbi mënyrat e krijimit të një avioni që do të komandohej nga toka. Në 2006-n, u dha një patentë amerikane për një sistem të pandërprerë me autopilot.

Kjo do t’i lejonte pilotët, kontrolluesit tokësore ose agjencitë e sigurisë të tilla si CIA, të aktivizonin në mënyrë automatike fluturimin, që nuk mund të ndikohet nga askush në bord.

Sistemi me autopilot do t’i lejonte kontrolluesit nga terreni të aktivizonin avionin dhe ta drejtonin atë, por kjo teknologji ka ngecur mes frikës dhe rreziqeve të eliminimit të pilotëve dhe mundësisë të të ashtuquajturave sulmeve kibernetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat