Harrohet ndërtimi i Qendrës Familjare në lagjen e Muhaxherëve

Lajme

Harrohet ndërtimi i Qendrës Familjare në lagjen e Muhaxherëve

Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:57

Edhe pse banorëve të lagjes së Muhaxherëve i është premtuar shumë moti një qendër e mjekësisë familjare, ata ende nuk e kanë një të tillë.

Ish kryetari i Prishtinë, Isa Mustafa, në nëntor të vitit 2013 e ka vënë gurthemelin e kësaj qendre duke iu premtuar banorëve të kësaj lagjeje se punimet do të kryhen brenda 203 ditëve. Por kjo qendër ende nuk është funksionale.

Qeverisja e tanishme e Prishtinës ka bërë të ditur për KosovaPress, se shumë shpejt kjo qendër do të hapet dhe arsyet pse është ka pasur vonim të ndërtimit të saj është për shkak se kur është vu gurthemeli ka qenë sezoni dimëror.

Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, ka sqaruar se ndërtimi i këtij objekti ka filluar në qershor të vitit 2014, pasi që gjatë sezonit dimëror nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë.

Mullafazliu: Gjatë sezonit dimëror janë ndërprerë punimet

“Gurthemeli i qendrës familjare është vendosur në nëntor, por pastaj ka vazhduar sezoni i dimrit i cili nuk është i përshtatshëm për t’u kryer punët e ndërtimtarisë dhe është dashur të pritet të përmirësohet dhe posa janë krijuar kushtet atmosferike dhe kushtet kanë qenë të përshtatshme ka filluar edhendërtimi i këtij objekti”, tha Mullafazliu.

Por, ajo bëri të ditur se tani brenda një kohe shumë të shkurtër do të funskionalizohet dhe do të jetë e hapur për qytetarët.

Mullafazliu: Së shpejt do të funksionalizohet

“Objekti ka filluar të ndërtohet në qershor të vitit 2014, të gjitha punët janë kryer sipas planit dinamik dhe sipas planifikimeve, tash jemi në fazën përfundimtare dhe posa të kompletohen pajisjet medicionale dhe posa të kompletohet stafi, kjo qendër do të hapet dhe do të jetë e gatshme për t’i shërbyer qytetarëve”, tha ajo.

Në mungesë të kësaj qendre banorët kanë shkuar në qendrën kryesore “Te Qafa”,ndërkaq një pjesë tjetër të “Bregu i Diellit”.

Ky objekt është paraparë që të ketë dy funksione, kryerjen e shërbimeve mjekësore, si dhe kryerjen e shërbimeve të Bashkësisë Lokale pasi që Komuna në qeverisjen Mustafa e ka rrënuar objektin e vjetër ekzistues për të liruar hapësirën për ndërtimin e kësaj Qendre./J.Gjinovci/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat