IFJ: Mosdënimi i vrasjeve dhe kërcënimi ndaj gazetarëve të “Bota sot” nga qeveria dhe presidentja inkurajon kriminelët

Lajme

IFJ: Mosdënimi i vrasjeve dhe kërcënimi ndaj gazetarëve të “Bota sot” nga qeveria dhe presidentja inkurajon kriminelët

Më: 26 mars 2015 Në ora: 14:04

Kërcënimi ndaj z.Idriz Morina, kryeredaktorit të “Bota sot” është një përpjekje për të trembur mediat, për të parandaluar punën në mënyrë të pavarur.

Bruksel, 26 mars - Për IFJ në Bruksel shqetësuese mbetet liria e shtypit në Kosovë, sidomos kërcënimet e vazhdueshme dhe vrasjet e gazetarëve në Kosovë dhe mos kapja e autorëve. Prandaj, IFJ është e shqetësuar për shtimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve shqiptarë në Kosovë, kërkojmë ndihmë nga policia e EULEX-it dhe Interpol-it, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” z.Ernest Sagaga shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropë me seli në Bruksel.
Reagimet dhe shqetësimet e kërcënimeve ndaj kryeredaktorit të gazetës kombëtare “Bota sot” Idriz Morina po kalon kufijtë e Kosovës. Kështu dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (The International Federation of Journalists (IFJ) në Bruksel dhe “Reporters sans Frontieres” (RSF) me seli në Bruksel kanë reguar duke dënuar kërcënimin me jetë ndaj kryeredaktorit të së përditshmes “Bota sot” Idriz Morina, kanë kërkuar mbrojtjen e gazetarëve në Kosovë, sepse ky rast nuk është i pari në Kosovë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
“Sikur të ishin ndriçuar dhjetëra raste të mëparshme ku gazetarët u vranë dhe u kërcënuan sigurisht edhe rasti i fundit me kryeredaktorin e “Bota sot” Idriz Morina, nuk do të kishte ndodhur”, pohoi sot për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” z.Ernest Sagaga shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropë me seli në Bruksel.
Sipas z.Sagaga «Ne nga IFJ jemi në dijeni dhe duke përcjellur vazhdimisht kërcënimet ndaj mediave në Kosovë sidomos ndaj atyre të “Bota sot” që kanë qenë më të shpeshta të cilët disa prej tyre e paguan edhe me jetë». Këta të fundit ishin në shënjestër të sulmeve dhe kërcënimeve, të cilët pa pardon luftojnë krimin e organizuar, korrupsionin dhe gjitha format e ekstremizmit në Kosovë. Dhe mu për këtë ne ditëve të ardhshme do të ftojmë në Bruksel stafin kësaj redaksie për të njoftuar më për së afërmi me këto probleme...»
IFJ do të kërkoj nga KE-ja në Strasburg që nga Gjykata Speciale për krime në Kosovë të ndriçohen rastet dhe të hidhen para drejtësisë të autorëve që vranë dhe bënë krime ndaj gazetarëve në Kosovë.
“Ne dënojmë kërcënimet ndaj kolegut Morina në Prishtinë nga ana e një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Është e papranueshme që dikush për punën e tij dhe autoritetet duhet të ndërmarrin veprime kundër këtyre rasteve të rrezikshme, madje edhe ndonjë vagabond, të kërcënojë gazetarët. Ekzistojnë procedura ligjore për të zgjidhur problemin. Kërcënimi ndaj z.Morina është një përpjekje për të trembur mediat, për të parandaluar punën në mënyrë të pavarur. Ne inkurajojmë të gjithë profesionistët e mediave në Kosovë, që të bashkohen për të rezistuar dhe për të mbrojtur profesionin e tyre”, ka deklaruar z.Ernest Sagaga shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropë.
«Për IFJ në Bruksel shqetësuese mbetet liria e shtypit në Kosovë, sidomos kërcënimet e vazhdueshme dhe vrasjet e gazetarëve në Kosovë, çka policia vendore dhe EULEX-it duhet të identifikojnë autorët dhe gjyqësia të jap dënimin e merituar. Ndryshe, mosarrestimi i tyre do të inkurajonte, trimëronte kërcënuesit dhe vrasësit tjerë edhe në rajon. Mosdënimi i vrasjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve të “Bota sot” nga ana e qeverisë dhe presidentes së Kosovës inkurajon kriminelët për vrasje të reja. Prandaj, IFJ është e shqetësuar për shtimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve në Kosovë dhe kërkojnë ndihmë nga EULEX-i dhe Interpol-i. Njëkohësisht ne do të kërkojmë edhe nga Këshilli Evropës në Strasburg, që nga Gjykata speciale për krime në Kosovë të ndriçohen rastet dhe të hedhen para drejtësisë autorëve që vranë dhe bënë krime ndaj gazetarëve në Kosovë këto vitet e fundit...”, tha z.Ernest Sagaga përgjegjësi i Federatës Ndërkombëtare për Gazetarë (IFJ) në Bruksel.
Zyrtari i IFJ për Evropë, po ashtu ka njoftuar z. Sagaga se organizata e tij që e drejton po bën përpjekje që nëpërmjet Këshillit të Evropës në Strasburg gazetarët të kenë një tretman më të mirë, të jenë më të mbrojtur, sidomos në Kosovë, Gjeorgji dhe Krime, vende në të cilat janë shpesh viktimë ose e vrasjeve ose e kërcënimeve apo censurës nga liderët politik apo bosët e bizneseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat