​Flamuri kuqezi qëndron i shqyer në oborrin e Fakultetit të Arteve

Lajme

​Flamuri kuqezi qëndron i shqyer në oborrin e Fakultetit të Arteve

Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:29

​Një flamur kombëtar shqiptar ka më shumë se dy vite që qëndron në oborrin e Fakulteteve të Arteve në një shtyllë elektrike, i cili tani më është vjetruar dhe është shqyer.

Edhe pse ky fakultet prodhon kuadro të artistëve, si duket askujt nuk i ka rënë në sy pamja e tmerrshme artistike në të cilën gjendet ky flamur.

Por, kjo pamje u pengon të tjerëve.

Disa pronarë të lokaleve përreth edhe pse nuk kanë dashur të prononcohen thonë se gjatë festave të pavarësisë të gjithë ata i kanë vendosur flamujt dhe pastaj i kanë larguar prapë, ndërsa, institucioni në fjalë nuk kujdeset që ta heqë atë dhe ta zëvendësoj me ndonjë flamur të ri, apo edhe ta largoj krejt nga aty. Kjo për shkak se sipas tyre, flamuri Kuqezi si një simbol i shtetit kombëtar e meriton një respekt të veçantë dhe të jetë i vendosur në një mënyrë më të dinjitetshëm./kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat