ARDA organizon punëtori me donatorë për zhvillim rajonal

Lajme

ARDA organizon punëtori me donatorë për zhvillim rajonal

Më: 4 mars 2015 Në ora: 16:11

Pjesëmarrësit u zotuan për një angazhim të shtuar në mbështetje të zhvillimit rajonal edhe për faktin e orientimeve programore të qeverisë për zhvillim ekonomik të cilat i japin një vend të veçantë zhvillimit të politikave rajonale, identifikimit dhe përgatitjes e projekteve me ndikim pozitiv ekonomik, dhe mobilizimit të fondeve të donatorëve.

Kryetarët dhe zyrtarë të lartë të njëmbëdhjetë komunave të rajonit (Gjilan, Ferizaj, Viti, Kamenicë, Kaçanik, Han i Elezit, Novobërdë, Shtërpcë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot) patëm mundësinë që të paraqesin 16 projektet më prioritare, si në nivel lokal ashtu edhe regjional.

Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë z. Kristof Stok tha se kjo punëtori është “një mundësi e mirë për thithjen e fondeve për projektet e prezantuara që kanë për qëllim avancimit e zhvillimit rajonal”, duke shtuar se Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë projektet sektoriale.

Mbi rëndësinë e zhvillimit rajonal në kuadër të punimeve të punëtorisë folën kryetari i asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetari i komunës së Ferizajt dhe kryetari i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje z. Muharrem Sfarça, kryetari i komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, Ministrja për Tregti dhe Industri znj. Hykmete Bajrami, zëvendës ministri për Integrime Europiane z. Ramadan Ilazi, dhe në emër të nikoqirit të kësaj ngjarje znj. Valbona Tahiri.

Kjo ngjarje u organizua në partneritet me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Ministrinë e Integrimeve Europiane, dhe me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë. ARDA është një rrjet i pavarur jo-qeveritar i themeluar nga pesë Agjencitë për Zhvillim Rajonal, me misionin e koordinimit dhe promovimit të zhvillimin rajonal dhe rural në Kosovë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat