Kurti: Kosova, në union me Shqipërinë pas referendumit

Lajme

Kurti: Kosova, në union me Shqipërinë pas referendumit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 19:25

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për të përditshmen kroate, “Vecernji List”, në të cilën ka folur për shumë tema të rëndësishme.

Në këtë intervistë, Kurti ka thënë se “nesër e shoh Kosovën në një union me Shqipërinë, pas referendumit”.

Më tej, Kurti ka folur edhe për gjigantin “Trepça”, për kryeministrin e ri të Kosovës, Isa Mustafa, por edhe për sulmet e mundshme të xhihadistëve të kthyer në Kosovë.

Ndërkaq për “përshkallëzimet”, siç i quan kjo gazetë raportet e fundit mes shqiptarëve dhe serbëve, Kurti thotë se “nuk mund të flasim për një gjendje të tillë”.

Sipas tij, Kosova ka mundësi të shndërrohet në një Bosnje- Hercegovinë të dytë jofunksionale.

“Qeveria e Thaçit dhe ajo e Vuçiçit do të krijojnë në Kosovë një Bosnje- Hercegovinë të re jofunksionale me standardet e Amerikës së Jugut”, ka thënë Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat