Policia arreston Plisat

Lajme

Policia arreston Plisat

Më: 29 janar 2015 Në ora: 14:50

Policia e Kosovës i ka arrestuar disa anëtarë të tifozërisë prishtinase, Plisat.

Siç bën të ditur ‘Kallxo.com’, arrestimi është bërë në ‘fan-clubin’ e Plisave që gjendet në qendër të qytetit të Prishtinës.

Ky aksion është ndërmarrë në vazhdën e ndjekjeve të personave që kanë shkaktuar dhunë gjatë protestave të ditëve të fundit në Prishtinë.

Aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e Plisave ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa nuk konfirmohet numri i tifozëve të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat