Haziri u bënë thirrje qytetarëve të mos migrojnë ilegalisht

Lajme

Haziri u bënë thirrje qytetarëve të mos migrojnë ilegalisht

Më: 28 janar 2015 Në ora: 19:04

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ka organizuar sot debat me temën “Stop migrimit dhe pjesëmarrjes në luftërat e huaja”, ku ka dalë konstatimi se migrimi po i shkakton dëm të madh Kosovës e sidomos ikja e të rinjve dhe familjeve të shumta nga Kosova në drejtim të vendeve të BE-së, ku ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, Shaban Spahiu nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, Flamur Hyseni e Burim Haliti nga Instituti për Studime Ligjore etj.
Migrimi ilegal është kancer për Kosovën dhe ndikon negativisht në liberalizimin e vizave. Por edhe më i dëmshëm se migrimi po shihet pjesëmarrja e qytetarëve në luftën e Sirisë, një luftë që s`ka asnjë lidhje me Kosovën e shqiptarët, tha kryetari Lutfi Haziri, me të cilin u pajtuan edhe panelistët.

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, tha se migrimi është mundësi dhe kjo po na përcjell që nga shekulli i kaluar.
“Të mos u ngjesim njerëzve bishta, sepse kjo është një mundësi. Por, kjo mundësi ka rreziqe, sepse është vështirë të arsyetohet. Motivi politik, ekonomik apo motivi tjetër është vështirë të arsyetohet”, tha Haziri dhe shtoi se BE ka regjim të ashpër.
Ai tha se më problematik është lëvizja në lindje, në tokën e Shamit. “Atje ka ofertë lufte, që është problem serioz e tash e tutje do të vijnë edhe oferta për banim. Atje pritet të ndërtohet një popull i ri, që do të administrohet prej atyre që janë sot, apo që mëtojnë perandori të re”.
Sipas Hazirit, lëvizja drejt perëndimit është problem, kurse problem është edhe lëvizja drejt lindjes. ”Ne nga Gjilani i kemi dy komandant në hierarkinë e ISIS-it dhe kjo është tepër shqetësuese për ne” tha Haziri.
Haziri, tha se lëvizja e lirë nëpër Serbi është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. “Kjo e ka lehtësuar qasjen në territorin e BE-së, andaj njerëzit po e shfrytëzojnë këtë. Por azilkërkuesit po e rrezikojnë vetën tani dhe të ardhmen e tyre”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat