“Krijo dhuratën tënde” për fëmijët me nevoja të veçanta

Lajme

“Krijo dhuratën tënde” për fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 23:05

Disa artikuj ushqimor, lodra, e gjësende të tjera që do të lumturonin një fëmijë, mund t’i fusni dhe t’i dërgoni në qendrën rinore në Prishtinë dhe me këtë do të mund të gëzoni shumë fëmijë.

Kjo, është pjesë e një nisme të një organizate joqeveritare, e cila po synon që përmes organizimit “Krijo dhuratën tënde” t’u ndihmoj fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Krijo dhuratën tënde”, organizuar nga OJQ “rrOku”, fton të gjithë qytetarët që deri më 26 dhjetor, t’i bashkëngjiten për t’u krijuar dhurata fëmijëve, dhe ato t’u dërgohen atyre për festat e fundvitit.

Në një ngjarje, të krijuar edhe përmes rrjetit social facebook, përfaqësuesit e kësaj organizate, shkruajnë se një dhuratë e vogël do të ja kthente buzëqeshjen dhe do ta lumturonte një fëmijë pa masë.

“Në këto ditë të fundvitit, ka familje të shumta, të cilat pavarësisht dëshirës së madhe me i gëzu fëmijët e tyre me dhurata e gjera të bukura, e kanë gati të pamundur të bëjnë një gjë të tillë. Andaj, duke marre parasysh që një dhuratë e vogël e sado modeste do të lumturonte një fëmijë në nevojë. Fundi i vitit është gjithmonë reflektim për vitin që e lamë pas, e ku ka më mirë se këtë vit ta mbyllni me një dhuratë të thjeshtë që dikujt do të ja kthente buzëqeshjen e do ta lumturonte pa fund”, shkruan në ngjarjen e krijuar nga OJQ “rrOku”.

"Krijo Dhuratën Tënde" është aktivitet humanitar i organizuar nga angazhimi vullnetar i vullnetareve të rrOkus, qëllimi i të cilit, po ashtu është të nxisë njerëzit e moshave të ndryshme të ndihmojnë duke krijuar ndonjë dhuratë me aq mundësi sa kanë.

Dhuratat e mbledhura nga qytetarët, do të mblidhen dhe do të dërgohen tek fëmijët me nevoja të veçanta.

Dhuratat mund të dërgohen në objektin e Qendrës Rinore ose mund të dërgohen edhe përmes kontaktit në faqen e Facebook: https://www.facebook.com/ojqRroku

Dhuratat po ashtu mund të dorëzohen edhe në lokalet: Marys, Miqtë, Dit' e nat' dhe Tingell Tangell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat