Ja pse SHBA-të janë dukshëm para Rusisë!

Lajme

Ja pse SHBA-të janë dukshëm para Rusisë!

Nga: H.Orana Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 17:10

Ndonëse Amerika do të bëj përpjekje të fut Kosovën në një mbrojtje të veçantë nga Rusia, njohësi i çështjeve politike, Riza Smaka thekson se kjo nuk mund të ndodhë.

Ai thotë se Rusia për të kompensuar inflacionin dhe shkallët dëmtuese të sanksioneve ekonomike nga perëndimorët, gjithnjë kundërvepron, madje, seriozisht, në kanosje të riokupimit të ish Republikave Sovjetike tani shtete të pavarura duke e zgjatur diagonalen deri në vendin tonë i cili ka rëndësi gjeostrategjike e politike të jashtëzakonshme.

“Një NATO solide çfarë është për Rusinë është limit i patejkalueshëm dhe për aq Kosova nuk mund të konsiderohet e rrezikuar nga Rusia hegjemoniste e cila ka territor hiq më pak se sa tri herë që ka EU ( pa pjesën që është deri në Ural - në kuadrin e atij shteti – Rusisë”, thekson Smaka.

Sipas tij, Rusia, falë resurseve natyrore jashtëzakonisht të mëdha, aktualisht, është në një ekspansion të ngjashëm me atë gjatë Luftës së Ftohtë në të cilën SHBA-të dhe në përgjithësi, fuqitë demokratike perëndimore i sfidonte seriozisht duke e mbajtur hapin paralel në teknikë e teknologji e veçanërisht në superarmatosje.
“Në konstelacionin dhe raportet e forcave të fuqive të mëdha, për fat të mirë, Rusia dukshëm është pas SHBA-ve, veçanërisht, në aspektet teknologjike të sofistikuara”, thotë ai. /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat