Serbët presin formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Lajme

Serbët presin formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 11:20

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës presin që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë në rend dite të jetë çështja e formimit të Asociacionit të komunave serbe.

Kryetari i Listës serbe Aleksandar Jablanoviq deklaroi për mediat serbe se shpreson që “pikë e dytë e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës të jetë formimi i Asociacionit, menjëherë pasi që të miratohet buxheti për vitin 2015”.

Jablanoviqi ka thënë se “garanci për Asociacionin e komunave serbe kanë dhënë qendrat politike në Beograd, Bruksel dhe Prishtinë”, gjë që, sipas tij, tregon se Asociacioni do të ketë autorizime të mëdha dhe “do të garantojë mënyrë specifike të jetesës së serbëve” në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat