Dhuna ndaj grave po shtohet

Lajme

Dhuna ndaj grave po shtohet

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 14:10

Fenomeni i dhunës ndaj grave është në rritje. Vitin e kaluar janë raportuar rreth 1 ijë raste të raportuara prej policisë në vendin tonë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, koordinatorja e projektit të Kombeve të bashkuara për Kosovë Kundër Dhunës në familje, UN Women, Linda Sanaja.

Dhuna ndaj grave në vendin tonë ka shënuar rritje. Gjatë vitit të kaluar janë raportuar rreth 1 mijë raste nw Policinw e Kosovës. Koordinatorja e projektit të OKB-së, për Kosovë kundër dhunës në familje UN Women, Linda Sanaja theksoi se gjendja ekonomike, sociale dhe papunësia janë shkaktarët kryesorë të rritjes së kësaj dukurie në Kosovë. Sipas saj për parandalimin e dhunës ndaj grave ekziston ligji dhe programi i Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ligji për barazi gjinore.

” Duhet të them se legjislacioni në përgjithësi është mjaft i zhvilluar dhe janë disa ligje shumë të bukura në letër, mirëpo ngecë implementimi. Prandaj duhet të punojmë sa më shumë në këtë drejtim”, tha Sanaja.
Viktimat e dhunës fillimisht paraqiten në polici. Prej këtu fillon zingjiri i cili e përcjellë të mbijetuarën: mbrojtësi i viktimave, punëtorët shëndetësorë, drejtoria e Mirëqeniesë për Punë Sociale e deri te gjyqësori i cili ka një rol shumë të rëndësishëm. Sipas Linda Sanajt rastet e dhunës nuk kanë prioritet tek Gjyqësori.

” Duhet të cekim se sa i përket gjyqësorit këto gra nuk kanë edhe aq shumnë prioritet. Prandaj duhet të bëjmë çmos që këtyre grave tu ipet prioritet pasi që është në pyetje jeta e njeriut. Jo vetëm këtu por edhe kudo në Botë sipas statistikave nga 10 gra 3 deri në 7 prej tyre përjetojnë dhunë fizike apo seksuale gjatë jetës së tyre”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat