"Gratë" e PDK-së: “Së bashku kundër kancerit të gjirit”

Lajme

"Gratë" e PDK-së: “Së bashku kundër kancerit të gjirit”

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 15:55

Me moton “Së bashku kundër kancerit të gjirit”, Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, ka organizuar aktivitet simbolik në formë ecjeje duke përçuar kështu, mesazh për rëndësinë e luftës kundër kancerit të gjirit.

Ecja e cila zgjati rreth 30 minuta u zhvillua nga Qendra e Kulturës deri në Sheshin e qytetit. Po ashtu gjatë ecjes janë shpërndarë edhe fletushka informuese dhe sensibilizuese rreth kësaj sëmundjeje. Përveç aktivisteve dhe qytetareve llapjane, ne mbështetje ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat