Në Komunën e Gjakovës krijohen vende të reja pune

Lajme

Në Komunën e Gjakovës krijohen vende të reja pune

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:30

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka nënshkruar sot kontratën për dhënjen në shfrytëzim të pronës komunale “Butsina e Begut”, me Drejtorin menaxhues të Kompanisë Bio Bahçe/Zero Pozitiv, z. Genc Meraku.

Kjo kompani do investoj në perimtari, blegtori,pemëtari, vlerën prej 2.373.101 euro dhe do të punësoj 34 përsona.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, me këtë rast u shpreh se ky është fillimi i konkretizimit të projekteve që nxisin zhvillimin ekonomik, dhe në muajt në vazhdim pritet të konkretizohen edhe projektet tjera me investitorët që vetëm kanë treguar gadishmërinë për të investuar në Komunën e Gjakovës.

Palët kontraktuese e konfirmuan qëllimin e dhënies, përkatësisht marrjes në shfrytëzim afat gjatë të pronës komunale, me qëllim të shfrytëzimit sa më racional të tokës bujqësore, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në sektorin e perimtarisë, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat