Isa Mustafa kundër shatazhimit të individëve dhe institucioneve

Lajme

Isa Mustafa kundër shatazhimit të individëve dhe institucioneve

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 16:01

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka dalë kundër shantazhimit të individëve dhe kërcënimeve ndaj institucioneve. Pa folur me emra, Mustafa ka thënë se Kuvendi dhe Qeveria duhet të formohen duke u bazuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe vullnetin politik të shumicës.

Lexojeni të plotë reagimin

Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve të fundit, ka vlerë dhe duhet të bëhet duke respektuar garën politike dhe vullnetin politik të shumicës.
Manipulimi dhe shërbimi me shantazhime të individëve apo të institucioneve që duhet të jenë të pavarura nuk i kontribuon këtij procesi dhe është në kundërshtim me idenë për institucione të pavarura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat