Remi: Brovina nuk ka arsye ta thërrasë seancën pa pas marrëveshje partitë

Lajme

Remi: Brovina nuk ka arsye ta thërrasë seancën pa pas marrëveshje partitë

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 08:00

Anëtari i kryesisë së PDK’së Rrustem Mustafa - Remi ka thënë se pa një marrëveshje në mes partive politike, kryesuesja e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina, nuk ka arsye të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të 17 korrikut.
Ai ka deklaruar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon vetëm PDK’së.

Edhe analistët janë të mendimit që pa marrëveshje politike s;duhet të shkohet në seancë.

Ndërkohë, lideri i LDK’së Isa Mustafa i ka bërë thirrje Flora Brovinës që sa më shpejt ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat