Nuk dihet se kur përfundon procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK'së

Lajme

Nuk dihet se kur përfundon procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK'së

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 21:39

Nuk dihet kur do t’i vihet pika procesit të verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së.
I nisur në mesin e nëntorit të 2012-ës, procesi duket të ketë mbetur në mes. Pasi vetëm 50 për qind e aplikacioneve kanë arritur të shqyrtohen.

Kryetari i Komisionit, gjenerallejtënant Agim Çeku, thotë se nuk e ka ndërmend të lidhet me data, pasi punët po ecin me ritëm të vazhdueshëm, por që procesi është i ndjeshëm dhe kërkon më shumë vëmendje.

Nga pesëdhjetë për qind të aplikacioneve të verifikuara, sipas Çekut, ka dalë se vetëm 30 për qind e tyre kanë qenë luftëtarë veteranë të UÇK-së.

Ndërsa pritet që përveç ankesës që mund të bëjnë pretenduesit e pakënaqur, ankesë mund të bëjnë edhe qytetarët nëse kanë fakte që dikujt nga përfituesit nuk i takon epiteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat