Gëzim Kelmendi: Qytetarët e Kosovës janë të dekurajuar

Lajme

Gëzim Kelmendi: Qytetarët e Kosovës janë të dekurajuar

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:20

Deputeti i grupit parlamentar të PDK-së, Gëzim Kelmendi, konsideron se i gjithë spektri politik fitues dhe jofitues të reflektojë pozitivisht dhe të mendojë për të mirën e qytetarëve.
“Në pamundësi në mungesë të votave, që nuk kanë arritur ta zgjedhin kandidatin, atëherë edhe kanë ndërprerë seancën. Unë mendoj që ky ngërç politik, po i bënë dëm jo vetëm institucioneve të vendit, por mbarë shoqërisë kosovare në përgjithësi. Unë mendoj gjithë lidershi politik fitues dhe jo fitues i zgjedhjeve, duhet të reflektojë pozitivisht, dhe të mendoj për të mirën e gjithë qytetarëve njëherë e përgjithmonë, për të gjetur rrugën e bashkëpunimit, të arrijë kompromis dhe t’i japin Kosovës atë çfarë vërtetë e meriton” , ka thënë Kelmendi pas përfundimit të seancës konstituive.

Kelmendi thotë se mbajtja e zgjedhjeve të reja, nuk rezultonte e suksesshme, pasi që sipas tij, qytetarët e Kosovës janë të dekurajuar, marrë parasysh që është lidershipi i njejtë, dhe pjesëmarrja në zgjedhje mund të jetë edhe më e vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat