Ardian Gjini: Shkojmë si Bllok nëse ka zgjedhje të reja

Lajme

Ardian Gjini: Shkojmë si Bllok nëse ka zgjedhje të reja

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 11:48

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, ka thënë se nëse krijohen rrethanat për të shkuar në zgjedhje atëherë koalicioni LDK-AAK-NISMA do të jenë në një listë zgjedhore.
"Në cilindo variant koalicioni LDK AAK NISMA nuk do të prishet. Nëse do të ketë procedura të tilla, ne do të shkojmë bashkë në zgjedhje”, ka thënë Gjini, pas seancës dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo, ky zyrtar i AAK’së ka thënë se s’ka asnjë mundësi të shkohet në zgjedhje të reja, por do të ketë institucione të reja të krijuara në bazë të rezultatit zgjedhor.

Gjini ka lavdëruar Vjosa Osmanin për paraqitjen e fakteve juridike para Gjykatës Kushtetuese derisa ka thënë se PDK po tenton të bllokojë formimin e institucioneve nga shumica parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat