Vehapi: Po punohet për zbardhjen e vrasjeve në Rahovec

Lajme

Vehapi: Po punohet për zbardhjen e vrasjeve në Rahovec

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 18:13

Në mbledhjen e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Rahovec, e mbajtur sot, situata e sigurisë në komunën e Rahovecit për tremujorin e fundit është vlerësuar si relativisht e qetë,
Përkundër kësaj, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka thënë se kanëpasur raste të rënda të vrasjes makabre, për çka organet e hetuesisë po punojnë në ndriçimin e rasteve për vrasjen e Elvis Pistës, si dhe për rastin e fundit që ka ndodhur në fshatin Brestoc të Rahovecit.

"Të gjithë qytetarët kemi obligim të përkujdesemi për sigurinë e përgjithshme, duke bashkëpunuar me institucionet dhe organet policore, dhe bashkarish duhet të punojmë në rritjen e sigurisë, në qytet por edhe në pjesët rurale të komunës sonë", tha Vehapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat