Vjosa Osmani: RTK do t'i kthehet publikut - Bujupi: nuk na interesojnë agjentat politike

Lajme

Vjosa Osmani: RTK do t'i kthehet publikut - Bujupi: nuk na interesojnë agjentat politike

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 22:53

Pas sqarimit për opinionin publik nga ana e drejtorit të Radio Kosovës, Azem Bujupi rreth një letre që ka qarkulluar për politikat editoriale lidhur me referencën për zotin Isa Mustafa, është një gabim dhe keqinterpretim i politikave editoriale të transmetuesit publik, i cili synon të ruajë paanshmërinë në raportimin për ngjarjet politike dhe të tjera në vend.

“RTK, dëshiron të sqaroje opinioni se transmetuesi publik do të vazhdojë të ndjekë politika editoriale mbështetur në ligjin mbi RTK-në, rrugallativën ligjore dhe kodin profesional që janë harmonizuar edhe me vlerat e EBU-së, për transmetuesit publik në Evropë”, thotë në fund të reagimit drejtori Azem Bujupi.

Ka reaguar ish deputetja nga radhët e Lidhjës Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani e cila dergoi një selam menaxhmentit të RTK'se, apo - siç e quajti ajo - organit të PDK'së që në shumë raste është më militant se sa vet anëtarët e kësaj partie. “RTK'ja do t'i kthehet publikut, menjëherë me fillimin e punës se legjislaturës se re parlamentare” ka thënë ish deputetja Osmani.

Pas reagimit të Vjosa Osmanit nuk ka munguar replika nga ana e drejtorit të RTK Radios ,Azem Bujupi I cili ka thënë “ Ne jemi profesionist për punë që e bëjmë dhe se nuk na interesojnë agjentat politike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat