Dogana dhe ATK-ja shënojnë progres në 6 mujorin e fundit

Lajme

Dogana dhe ATK-ja shënojnë progres në 6 mujorin e fundit

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 15:03

Ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, ka përgëzuar Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, duke thënë se kanë shënuar një progres të theksuar. Sipas tij, përceptimet të cilat kanë qenë shumë të larta për Doganën tani janë në nivel shumë të ulët nga 58 për qind është 22 për qind dhe Administrata Tatimore, ka kaluar në nivel 16 për qind.

Kështu ka thënë Beqaj pas takimit që pati me Këshillin Konsultativ, në të cilën marrin pjesë Ministri i Financave, përfaqësuesit e biznesit, udhëheqësit e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas Beqaj, ky është rezultat i reformës të cilën e kanë bërë në mënyre të përbashkët me komunitetin e biznesit dhe përçuarjes së mesazhit që ka bërë komuniteti i biznesit përmes përfaqësuesve të saj.

“Performanca e doganave në këtë 6 mujor ka qenë pozitive është mbi 20 milion më shumë sesa është vitin paraprak. Kemi realizimin e planit mbi 95 për qind që tregon se aktiviteti në reduktimin e ekonomisë jo formale po shkon në mënyrë të theksuar”, ka thënë Beqaj.

Kurse, Agim Shahini, kryetari i Agje ncisë Kosovare të Bizneseve, ka thënë se beson që do të arrijnë në një bashkëpunim të ngushtë që ankesat të cilat vinë nga bizneset të jenë sa më pak dhe performancat e institucioneve shtetërore të rriten vazhdimisht.

“Mbetet që ende bizneset të ngritin më tutje kulturën e vet fiskale ende që ata të jenë të ndërgjegjshëm ndaj institucioneve shtetërore por edhe Agjencionet, Doganat, Administrata Tatimore e Kosovës t’i trajtoj barabar bizneset dhe kjo do të ishte e ndershme sepse kjo e obligon me ligj edhe me kodin doganor dhe jemi duke diskutuar tema të cilat kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me ankesat e bizneseve në këto dy Agjencione. Dhe përderisa ne kemi të hyra më shumë, natyrisht se ka edhe ankesa të bizneseve më shumë dhe ne në mbledhjen e ardhshme do të trajtojmë se çfarë naty rash kanë qenë ato ankesa”, ka shtuar Shahini.

Ministri Beqaj, ka shtuar se një pjesë të mirë të ankesave nga bizneset i kanë trajtuar në mënyrë të rregullt. Sipas tij, ajo që janë pajtuar bashkërisht është që të gjitha ankesat që kanë bazë ligjore duhet të zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejt nga institucionet përgjegjëse që janë të thirrura për zbatimin e ligjit por, ankesat që nuk kanë bazë ligjore do të mbesin në nivel vetëm sa për tu trajtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat