Infrastruktura që s’i bën ballë shiut

Lajme

Infrastruktura që s’i bën ballë shiut

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:13

Në të dyja korsitë e rrugës magjistrale Prishtinë – Ferizaj, për të cilën është thënë se u shtrua me gurë vullkanik, shiu që ka rënë gjatë të dielës ka krijuar gropa të mëdha

Rruga në këtë lagje është vetëm një nga dhjetëra rrugët në tërë Kosovën, që nuk i kanë bërë ballë shiut që ka rënë gjatë ditëve të fundit.

Qytetarët ankohen se ky është rezultat i cilësisë së dobët të punimeve dhe asfaltit, për të cilin u pagua shtrenjtë nga taksat e qytetarëve.

Edhe zyrtarë të disa komunave pranojnë se, infrastruktura rrugore nuk është në nivel të kënaqshëm, madje edhe shkaktare në disa raste për vërshimet që kanë ndodhur së fundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat