Beqiri: FRLDK organizata më e fuqishme politike e të rinjve në vend

Lajme

Beqiri: FRLDK organizata më e fuqishme politike e të rinjve në vend

Më: 13 prill 2014 Në ora: 16:46

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me fondacionin Jarl Hjalmarson, kanë organizuar një seminar mbi ideologjitë, politikëbërjen dhe organizimin e kampanjave elektorale. Disa nga ekspertët me të mirë nga Suedia, në fushën e strategjisë politike dhe organizimin e kampanjave elektorale janë duke i trajnuar të rinjtë e LDK-së.
Në pjesën e dytë të këtij takimi mori pjesë edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, i cili bisedoi me të rinjtë, dhe u njoftua nga afër për organizimet dhe kampanjat e radhët të cilat do të organizohen nga të rinjtë e LDK-së.

Sot u zhvillua pjesa e tretë e seminarit. Në këtë sesion mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Ismet Beqiri, i cili foli për orientimet politike dhe programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i FRLDK, Armend Ibrahimi bëri një përmbledhje të temave të cilat ishin diskutuar për tre ditë në 6 sesione.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, tha se Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës po e dëshmon se është organizata më e fuqishme politike e të rinjve në vend, duke e shtrirë bashkëpunimin nëpër gjithë Evropën. Ai gjithashtu theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeveris me të rinjtë dhe për qytetarin e Kosovës.

"Njeriut të lodhur duhet ti jepet pushim, kjo qeveri është e lodhur, duhet ta çojmë në pushim pa pagesë", u përgjigj ai, në një pyetje të shtruar nga pjesëmarrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat