Vekariq: Gjykimet për UÇK-në të mos bëhen në Kosovë

Lajme

Vekariq: Gjykimet për UÇK-në të mos bëhen në Kosovë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:37

Zëvendësprokurori i krimeve të luftës në Serbi, Bruno Vekariq ka kërkuar që gjykimet për UÇK-në të mos bëhen në Kosovë, por siç ka thënë ai “në një vend të tretë”.
“Është e rëndësishme që krimet kundër popullsisë jo-shqiptare në Kosovë, të bëhen në ndonjë një vend të tretë’, citohet të ketë thënë ai.

Vekariq ka shtuar se “shpërblimi inkurajues i Kosovës do të ishte vendosja e qendrës administrative të kësaj gjykate në Prishtinë”. Sipas tij, formimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë vjen në përgjigje të paqartësive të së kaluarës.

Ai thekson se në rrjedhën e negociatave është se si gjykata do të duket. “Ndryshe nga gjykatat e mëparshme që ishin nën kujdesin e OKB-së, kjo do të jetë gjykatë e Bashkimit Evropian”, shpjegon Vekarić, duke shtuar se ndryshimi i kësaj është jo vetëm në faktin se jo që do të trajtohen krimet vetëm për territorin e ish Jugoslavisë por dhe në rajone tjera si Shqipëria”, citohet të ketë thënë Vekariq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat