Masa rigoroze për kontrollin e naftës që në kufi

Lajme

Masa rigoroze për kontrollin e naftës që në kufi

Më: 6 prill 2014 Në ora: 21:11

Aktualisht, sipas shoqatës së naftarëve, importuesit ”gjobiten” nga trupa inspektuese e cila merr 59 euro duke parë sa për sy e faqe certifikatën e konfirmitetit. Naftarët kërkojnë që të kontrollohet niveli i sqyfurit, pika e ndezjes, pika e ngrirjes së naftës dhe laboratori të instalohet në kufi të vendit. Ministri Bernard Nikaj thotë për RTK se janë në konsultim me ekspertët e Bashkimit Europian
Shoqata e naftëtarëve i ka dërguar një varg kërkesash minsitrisë së Tregtisë për cështjet që ata pretendojnë se po u bëhet e padrejtë. Fadil Berjani, kryear i kësaj shoqate thotë se kanë formuar edhe këshill protestues dhe se kanë kërkuarë takim me ministrin për të diskutuar kërkesat e tyre. Ndër këresat është largimi i trupave inspektuese për vlerësim të konformitetit si dhe vendosja e një rregullatori të cmimt të derivateve të naftës.

"Trupa inspektuese asgjë nuk bën, vetëm merr 50 euro për ta lexuar certifikatën e konformitetit, emrin mbiemrin, cfarë malli është dhe për këtë i inkason 59 euro. Ne po kërkojmë që në vend të saj të kontrollohet 2-3 parametra sulfuri, pika e ndezjes, pika e ngrirjes së naftës dhe laboratori të jetë i stacionuar në kufi", thotë kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani.

Rregullatorë të cmimit e ka Maqedonia dhe Serbia, që raste konkrete e jepin cmimin javor, ku edhe buxhet e dy shteteve përfitojnë shumë më shumë, sepse nuk mundet të fshihet asnjë litër.

Minsitri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj thotë se këto kërkesa nuk janë të reja dhe se sipas tij është takuar edhe më herët me përfaqësues të këtyre bizneseve për këto cështje. Ai thotë se është inicuar rishikimi i ligjit për tregtinë e derivateve të naftës dhe se të gjitha opsionet janë duke u diskutuar si pjesë e grupit punues për ligjin e ri, ku bën pjesë edhe shoqata.

" Nëse grupi punues, ligjii praktikat evropiane tregojnë që duhet të largohen trupat, ne nuk kemi preferencë. Nëse ligji përcakton se duhet të mbesin trupat ne prap nuk kemi preferncë. Ne jemi për të siguruar sistemin më të mirë të menaxhimit të cilësisë dhe cili do të jetë ai, do të vendosin ekspert. Ekspertët që punojnë në draftimin e ligjit për tregti me naftë janë në konsultim me ekspertët e BE, sepse ne jemi në negociata për Marrëveshjen për Asocim dhe Stabilizim", tha ministrini Nikaj.

Edhe sa i përket rregullatorit, ka vlerësime që nuk është në përputhje me praktikat e BE-së. Shoqata e naftëtarëve insiston që të kërkohet një vlerësim zyrtar nga Komisioni Evropian, dhe varësisht nga ky vlerësim të veprohet.

Ministri Nikaj shprehet se grupi punues për ligjin është duke punuar dhe deri në muajin maj është afati kur duhet të dërgohet në qeveri e më pas në kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat