Mbrojtja e homoseksualëve, shkak për mosnjohje nga Vatikani

Lajme

Mbrojtja e homoseksualëve, shkak për mosnjohje nga Vatikani

Më: 24 dhjetor 2012 Në ora: 21:52

Don Viktor Sopit, famullitar i Kishës Katolike të Kosovës i pengon Kushtetuta e Kosovës. shkruan se nuk lejohet diskriminimi në baza seksuale.
Madje tha se Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për këtë shkak.

Për më tepër Don Viktor Sopi thotë edhe dicka tjetër për disa tipare të vecanta të homoseksualëve.

Sipas tij, kisha i trajton këtë komunitet si njerëz jonormal.

Ndërkaq, shtetin e Kosovës e quajti pervers pikërisht për nenin që nuk lejon diskriminimin e orientimint seksual.

Famullitari tha se Kisha Katolike është kundër dhunës si ajo që ndodhi në rastin e promovimit të revistës Kosova 2.0. Por, sipas tij, selia e shenjtë nuk mund të pranojë lidhjet e seksit të njejtë, pasi ajo është kundër doktrinës religjioze.

Sopi gjatë bisedës në Info Magazine. tha se në një rast të ngjashëm në Francë, katolikët janë bërë bashkë me myslimanë e hebrenj për të kundërshtuar martesat e seksit të njejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat