Shefi i zyrës së NATO-s në Beograd: Ja pse u bombardua Serbia më 1999

Lajme

Shefi i zyrës së NATO-s në Beograd: Ja pse u bombardua Serbia më 1999

Nga: F. B. Më: 1 qershor 2020 Në ora: 10:38
NATO

Shefi i ri i zyrës ushtarake të NATO-së për lidhje në Beograd, Tomazo Vitale deklaroi se NATO respekton politikën neutrale të Serbisë dhe lirinë që vetë të zgjedh angazhimet e sigurisë, këtë e tha për Radio Evropa e Lirë transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot.

Vitale shtoi se NATO ka bashkëpunim të mirë partneriteti me shumë vende përfshirë edhe ato që nuk duan të jenë pjesë e NATO-së si Austria, Irlanda, Finlanda dhe Zvicra.

Ai tha se kupton faktin se NATO është temë kontrovers-e për shkak të kujtimeve të dhembshme nga viti 1999: "Fushata nuk ishte e drejtuar kundër popullit serb, qëllimi i saj ishte mbrojtja e civilëve në regjion dhe ndalimi i katastrofës humanitare që bëhej në Kosovë” tha Vitale.

Vitale shtoi se e kaluara nuk duhet harruar por duhet shkuar përpara dhe shikuar atë që NATO e Serbia bëjnë në partneritetin për paqe.

"Kemi program për bashkëpunim me të cilin jemi pajtuar për dy vitet e ardhshme” tha Vitale duke shtuar se bëhet fjalë për mbi 200 aktivitete të përbashkëta.

Si nënvizoi se aleanca edhe Serbia kanë bashkëpunim të dobishëm edhe të frytshëm.

Me këtë rast ai ka përmendur shumë fusha posaçërisht ato të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe bashkëpunimin rajonal, duke nënvizuar miliona euro dhe shkatërrimin e 230 tonë municioni të vjetruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat