Kryeministri uron qytetarët pas votimit në Parlamentit Evropian për vizat - Bota Sot
Kryeministri uron qytetarët pas votimit në Parlamentit Evropian për vizat

Kosova

E enjte, 20 shtator 2018

Kryeministri uron qytetarët pas votimit në Parlamentit Evropian për vizat

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 12:55
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës pas votimit të Parlamentit Evropian për rekomandimin për liberalizim të vizave.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare të të gjitha shteteve anëtare të Parlamentit Evropian.

Postimi i Haradinajt:

Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Evropë. Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Europian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lirë.

RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test