​Moti për javën e ardhshme

Kosova

​Moti për javën e ardhshme

Më: 21 prill 2024 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, ku do të ketë vranësira dhe rreze dielli, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Ditën e hënë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe kryesisht me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 11-14 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të mërkurën do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi.

Ditën e enjte do të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 10-14 gradë. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat