Në Vushtrri mbillen pemë me rastin e Ditës së Tokës

Kosova

Në Vushtrri mbillen pemë me rastin e Ditës së Tokës

Më: 22 prill 2024 Në ora: 12:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Vushtrrisë me rastin e Ditë Botërore të Tokës ka përmirësuar ambientet duke mbjellur pemë në hapësira publike.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka thënë se janë mbjellur pemë në parkun rekreativ në Stanoc të Epërm”.

Pemë të reja në parkun rekreativ në Stanoc të Epërm, në ditën e Tokës”, ka shkruar ai në Facebook duke prezantuar përmes fotografive mbjelljen e pemëve.

Dita e Tokës shënohet çdo vit më 22 prill, në mbarë botën, për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth mbrojtjes së mjedisit si dhe për të demonstruar masat e mbrojtjes së mjedisit. Për herë të parë, Dita Botërore e Tokës u festua në vitin 1970 dhe më pas filloi të festohej çdo vit në nivel global, nga rreth 190 vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat