Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj ka njoftuar për tri problemet më të mëdha që po përballën kryeqytetasit.
Zogaj ka thënë se e kanë realizuar një anketë përmes secilës e kanë kuptuar për tri problemet më të mëdha që i kanë renditur qytetarët.
“Tri problemet që na dalin në kryeqytet janë numri i madh qentë endacak, problemi numër dy menaxhimi i mbeturinave dhe problemi numër tre menaxhimi i trafikut. Dhe ne këtu jemi fokusuar, sepse ne po i shohim ku janë problemet, i kemi bërë krejt analizat dhe e dimë me saktësi të plotë ku janë problemet dhe andaj duhet t’i atakojmë këto probleme”, është shprehur Zogaj.
Zogaj ka njoftuar me punët që kanë bërë për zgjidhjen e problemit me numrin e madh të qenve endacakë.
“Kemi bërë shumë në kuptim të qenve endacakë, por pak po shihet për fat të keq. Kemi shpenzuar mbi 2 milionë euro në proces që quhet kap, strelizo, vaksino dhe lëshoje qenin prap aty ku e ke marrë. Ky proces nuk i jep efektet e veta shpejtë, por i jep ne afatgjatë, por kjo nuk mjafton që ne me zgjidh problemin e qenve endcakë”, është shprehur Zogaj.
Ai ka thënë se punë të madhe janë duke bërë edhe në menaxhimin më të mirë të mbeturinave dhe të trafikut.