Familja Mirena pret drejtësi 16 burrat dhe djemtë e saj të vrarë nga dora serbe

Kosova

Familja Mirena pret drejtësi 16 burrat dhe djemtë e saj të vrarë nga dora serbe

Më: 21 prill 2024 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

16 burrat dhe djemtë e familjes Mirena, policia dhe paraushtarakët e Serbisë i ndanë nga familjarët e tyre 25 vjet më parë, me duart e lidhura pas shpine, derisa nën kërcënime e dhunë ata po ecnin drejt kamionit që priste matanë shinave të trenit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se familjet jetuan në ankthin e pritjes, pa ditur për fatin e më të dashurve të tyre deri në vitin 2006, kur ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit, nga e cila u zhvarrosën 744 shqiptarë të Kosovës.

Hetimet për masakrën në Nakaradë i kishte filluar UNMIK-u në vitin 2000 dhe në vitin 2008 dosja i ishte dorëzuar EULEX-it, ndërsa në 2018 çështja u dërgua në Prokurorinë Speciale të Kosovës, por ende nuk janë dënuar autorët e as urdhërdhënësit e kësaj masakre.

Kurti edhe një herë bëri thirrje sistemit të drejtësisë të veprojë urgjentisht për të sjellë drejtësi për Nakaradën, dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat