Vendoset “muri” me mesazhe për ruajtjen e mjedisit

Kosova

Vendoset “muri” me mesazhe për ruajtjen e mjedisit

Më: 22 prill 2024 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, me moton "Planeti Kundër Plastikës", synohet largimi i plastikës dhe riciklimi i saj. Me këtë rast në qendër të Prishtinës te kampusi i "Universitetit të Prishtinës" , është vendosur "Muri apo Premtimi i Prirët" strukturë e përbërë nga qese të plastikës dhe materiale tjera të ricikluara e cila do të finalizohet për katër javët e ardhshme me punime premtuese dhe mesazhe inkurajuese të shkruara nga fëmijët.

Përmes këtyre punimeve artistike ky "Mur" do të reflektojë në ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj mjedisit. Kjo ditë i bënë thirrje institucioneve shtetërore për të zvogëluar prodhimin e plastikes në botë. Me këtë rast, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se plastika po i zë frymën gjithë planetit dhe në Kosovë situata nuk është fare e mirë sidomos gjatë kohës së vërshimeve.

Ai tha se si ministri janë rrugës për të krijuar një strategji konkrete për largimin e shisheve të plastikes. Sipas tij, sfidë mbetet edhe reduktimi i mbeturinave ilegale.

Aliu: Plastika po i zë frymën gjithë planetit, as Kosova nuk është më mirë

“Çështjet e mbeturinave plastike janë bërë problem global dhe i tërë planeti po ballafaqohet me ndotje masive e cila po ia zë frymën dhe po e shkatërron planetin tonë. Natyrisht situata nuk është më e mirë në vendin tonë, sado që mund të mos duket kur kemi vërshime na bie në mend që ndryshimet klimatike po na ndikojnë dhe ne që shohim edhe mbeturinat plastike që na vërshojnë bashkë me vërshimin e ujit dhe kjo bëhet që qeset e plastikes dhe shishet e plastikës i hedhim kudo pasi që nuk kemi arritur të ndërtojmë një sistem të mirëfilltë të menaxhimit të mbeturinave. Kjo ka qenë edhe detyra themelore e ministrisë që krahas strategjisë dhe ndërtimit të mekanizmave të marrë edhe hapa konkret për reduktimin e qeseve të plastikës dhe krijimin e mekanizmit për rimbursimin e depozitës për shishet e plastikës dhe shishet e tjera me këtë rast po shpresojmë të funksionalizojmë sa më shpejt.09:37 Sfidë mbetet reduktimi i mbeturinave ilegale dhe e gjithë kjo nënkupton një qasje të përgjithshme të mbeturinave në gjithë vendin nga ndërtimet, spitalet dhe ato tjera do duhet një qasje e integruar për menaxhimin tyre", tha Aliu.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tha se në të gjitha shkollat dhe çerdhet që po ndërtojnë, parimi bazë i infrastrukturës është krijimi i ambienteve të gjelbëruara.

Nagavci: Në shkolla dhe çerdhet po investohet në krijimin e ambienteve të gjelbëruara

“Në të gjitha shkollat dhe çerdhet që po ndërtojmë në rinovimet që po bëjmë, një nga parimet bazë të infrastrukturës është siguria dhe krijimi i një ambienti të shëndoshë si fizik ashtu edhe psikologjik për nxënësit dh stafin mësimorë. Këtu përfshihen ambientet të gjelbëruara dhe hapësirat dhe krijimet artistike nga vet nxënsit.22:00 ‘Muri’ që ekspozohet sot është një shembull i shkëlqyer se si mund të shtyjmë për para agjendën e gjelbër”, shtoi Nagavci.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se si ministri kanë shënuar rënien e rasteve të dëmtimeve të hapësirave pyllëzuese.

Ai tha se janë të mbjella 1.5 milion fidanë në të gjithë territorin e hapësirave të gjelbra.

Peci: Kemi aprovuar strategji të reja për zhvillimin e pyjeve

“Ne kemi arritur që gjatë mandatit tonë të adresojmë një mori veprimesh dhe strategji dhe politikave strategjike që të avancojmë këtë nivel të koordinimit dhe përmirësimi ambiental. Në funksion të kësaj ne kemi aprovuar strategjinë për zhvillimin e pyjeve 2022/2023, plani e veprimit të strategjisë, 2022/-2024. 27:58 Praktikat e mirëmbajtës e pyllëzimit në periudhën tre vjeçare tani e tuje janë vendosur që në planin e mirëmbajtjes, sipërfaqet e pyllëzuara për periudhën tre vjeçare të ketë aspektin e kujdesit për çdo fidan të mbjellur.28:28 Kemi iniciuar mbjelljen e 1 milion fidanëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe tash që po diskutojmë janë 1.5 milionë fidanë në një sipërfaqe 563 hektarë tokë. 28:51 Kemi arritur të krijojmë shtatë njësi emergjente të cilat parashihen që të reagojnë në aspektin e monitorimit, parandalimit dhe shuarjen e zjarreve dhe dëmtimeve të tjera në aspektin ambiental”, tha Peci.

Kjo nismë u realizua në kuadër të Ditëve të Tokës në Kosovë, qe implementohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë në bashkëpunim me Zyrën e Presidencës, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat