Qiriu i dritës nga Kalkuta arrin në Letnicë

Kosova

Qiriu i dritës nga Kalkuta arrin në Letnicë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 19:18
Qiriu i dritës nga Kalkuta

Një qiri i sjellë nga Kalkuta e Indisë ka arritur sot në Letnicë të Vitisë.

Atë e solli Ipshekvi i Kosovës Dodë Gjergji bashkë me besimtarë të krishterë të cilët ecën nga Kisha e Zemrës në Viti për në fshatin Letnicë. 

Qiriu i ndezur është marr nga varri i Nënës Terezë në Kalkutë dhe është vendosur në altarin e Zojës së Letnicës e në ndërkohë do vendoset pranë figurës së Shën Nënë Terezës dhe reliktit të saj.

Në këtë mënyrë, ky qiri do të mbetet gjithnjë i ndezur në këtë Shenjtërore, ku Gonxhe Bojaxhiu para 90 vjetëve e pati ndezur te kjo Zojë qiriun dhe në dritën e tij i lutej asaj ta ndihmojë të vendos t’ia kushtojë jetën Zotit si misionare në Indi

Shtegtimit i ka prirë imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga meshtarë, rregulltarë e rregulltare dhe nga populli i Zotit.

Fillimisht ipeshkvi iu drejtua besimtarëve në Kishën e Vitisë e më pastaj kanë ecur këmbë për në Letnicë.

Dodë Gjergji para besimtarëve por edhe për gazetarë sqaroi domethënien e këtij shtegtimi që sipas tij ka simbolikën e 90 vjetorit të nisjes së Shën Terezës për në misionin e saj humanitar.

Dodë Gjergji: Qiriun që kam ndezur në Kalkutë sot po e dërgojmë në Letnicë

“Sivjet kujtojmë vendimin e saj për të shkuar në misionin e saj nën dritën enjë qiriu dhe sot atë dritë qiriu e dërgojmë në Letnicë të cilën e kam ndezur në Kalkutë dhe gjithë simbolika është nijeti i gjithë këtyre njerëzve që duan t’ia kushtojnë një sakrificë të Zotit. Çdo vit është i njëjti vend,  këto janë gjeste fetare që i bëjnë njerëzit edhe nëpër vende tjera, si psh në Zym të Hasit ka edhe në vende tjera”, tha Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Dodë Gjergji, pas shugurimit të Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë (më 5 shtator 2017), në nëntorin e kaluar pati shtegtuar te varri i Shën Nënë Terezës në Kalkuta për të falënderuar Zotin për dhuratën e Katedrales, që me ndërmjetësinë e saj u ngritë në kryeqytetin e Kosovës.

Gjithashtu, nijeti i ipeshkvit ishte të lutej për të gjithë bamirësit që e kanë ndihmuar ndërtimin e kësaj shenjtërore, e në këtë mënyrë, të shpërblehen për sakrificën, përkrahjen dhe dashurinë e vazhdueshme që e kanë treguar gjatë dhjetë vjetëve të ndërtimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat